Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara po rivendosin me efekt të menjëhershëm bllokadën ndaj Iranit në Ngushticën e Hormuzit.
Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e hapur për të gjitha vendet, ndërsa kufizimet do të zbatohen vetëm ndaj anijeve dhe klientëve të Iranit.
Ai njoftoi gjithashtu se anijet tregtare do të paguajnë një tarifë prej 20 për qind të vlerës së ngarkesës për të mbuluar kostot e garantimit të sigurisë në këtë korridor strategjik detar, pa dhënë detaje se si do të zbatohet kjo masë.
“Ngushtica e Hormuzit është e hapur dhe do të mbetet e hapur, me ose pa Iranin. SHBA-ja do të njihet si ‘Rojtari i Ngushticës së Hormuzit’ dhe procesi i zbatimit të kësaj mase do të nisë menjëherë”, ka shkruar Trump.




