Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh, duke bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 58 aksidente trafiku.
Sipas raportit, nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet. Ndërkaq, 21 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 37 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në kuadër të kontrolleve në komunikacion, Policia ka shqiptuar 2,008 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut.
Raporti po ashtu tregon se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 23 persona. Prej tyre, 18 janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre janë dërguar në vuajtje të dënimit.




