Pas marrjes së informacionit nga Qendra e Situatave të Republikës së Kosovës, FSK ka angazhuar menjëherë Ekipin e Kërkim Shpëtimit në operacionin në Liqenin e Batllavës, ku ekipi pas intervenimit në orët e vona ka arritur të gjej trupin e pajetë të A.A shtetas i huaj.
Trupi i pajetë është dorëzuar autoriteteve për procedurat e mëtejme.




