Kombëtarja e Kosovës U18 në konkurrencën e vajzave ka përfunduar kampin treditor stërvitor në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.
Vajzat, të udhëhequra nga Albina Rrahmani, nesër udhëtojnë drejt Italisë për të përfaqësuar Kosovën në futboll në kuadër të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.
Në këtë garë, Dardanet do të përballen me Portugalinë, Italinë, Marokun dhe Slloveninë. 🇽🇰⚽️




