Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik, sot, në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të çrregullta.
Gjatë ditës priten edhe reshje lokale.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 17°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 29 deri në 33°C.
Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 8 m/s.




