Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot, 26 gusht.
Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për një litër naftë është 1.78 euro, ndërsa benzina do të shitet deri në 1.54 euro për litër. Çmimi maksimal i gazit është përcaktuar në 0.63 euro për litër.
Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë për periudhën e përcaktuar nga ministria.




