Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se partia e tij nuk do të marrë më pjesë në punimet e Kuvendit të Kosovës, pas mosvotimit të Vlora Çitakut për nënkryetare.
Hamza tha se PDK-ja kishte marrë pjesë në seancat e Kuvendit me synimin që të përfundojë konstituimi dhe vendi të krijojë institucionet, por sipas tij, Vetëvendosje dhe Albin Kurti po e pengojnë këtë proces.
Ai bëri të ditur se PDK-ja do ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese, duke argumentuar se afati për konstituimin e Kuvendit ka përfunduar më 7 gusht.




