Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se partia e saj nuk ka ndërhyrë në vullnetin e deputetëve për të votuar kandidatët për nënkryetarë të Kuvendit.
Ajo theksoi se LDK-ja e konsideron propozimin për nënkryetar si kompetencë të partive politike dhe tha se në votimin individual ka mbështetur kandidatët e propozuar nga grupet parlamentare, për sa kohë që nuk kanë probleme ligjore.
Lushaku-Sadriu u shpreh se pret që pas konsultimeve deputetët të rikthehen në sallë dhe të vazhdojnë procesin e konstituimit të Kuvendit.
Sipas saj, Kosova ndodhet në një periudhë të rëndësishme dhe, pas një kohe të gjatë pa funksionalizim të plotë institucional, vendi duhet t’i ketë sa më shpejt institucionet funksionale./EO/




