Mario Mitaj do të largohet nga Al Ittihad dhe Arabia Saudite, ndërsa destinacioni i tij i ardhshëm pritet të jetë në një nga ligat më të mëdha të Europës.
Sipas mediave spanjolle, Atletico Madrid e ka identifikuar mbrojtësin shqiptar si një mundësi për merkaton e janarit, ndërsa mediat angleze raportojnë se Sunderland, ku kapiten është Granit Xhaka, është gjithashtu një kandidat i mundshëm.
Mitaj, 22 vjeç, pas aventurave në Greqi, Rusi dhe Arabinë Saudite, është gati për një hap të madh në karrierën e tij.




