Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka regjistruar një vit të suksesshëm gjatë vitit 2025, me mbi 4.6 milionë pasagjerë dhe gjithsej 29,962 fluturime hyrje-dalje.
Sipas të dhënave të publikuara nga aeroporti, këto shifra paraqesin një rritje të ndjeshme krahasuar me vitin paraprak, duke dëshmuar trend pozitiv në qarkullimin ajror dhe interesin në rritje të udhëtarëve.
Nga menaxhmenti i aeroportit është theksuar se kjo performancë reflekton besimin e vazhdueshëm të pasagjerëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të shërbimeve ajrore.
Rezultatet e vitit 2025 konsiderohen një hap i rëndësishëm drejt avancimit të mëtejshëm të sektorit të aviacionit në Kosovë.




