Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se inflacioni në Kosovë ka arritur në 6% në shkurt 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke hyrë në nivel relativisht të lartë.
Rritja e çmimeve po ndikohet nga faktorë ndërkombëtarë, përfshirë krizën energjetike dhe lëvizjet në tregjet globale, veçanërisht në çmimet e karburanteve. Si ekonomi e varur nga importi, Kosova mbetet e ndjeshme ndaj këtyre zhvillimeve.
Avdullah Hoti theksoi se rritja e çmimeve të derivateve reflektohet në të gjithë ekonominë, për shkak të ndërlidhjes së tregjeve globale.




