Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ftore Pacolli, ka emëruar Bajram Kafexhollin ushtrues detyre të Sekretarit të Përgjithshëm të ministrisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Pacolli shpjegoi se ky vendim bëhet për të përmirësuar strukturën dhe kapacitetet e Ministrisë, me qëllim rritjen e efikasitetit në avancimin e prioriteteve të saj.
“Ky emërim vjen në funksion të ndryshimeve që po bëjmë dhe të forcimit të kapaciteteve të Ministrisë për të avancuar prioritetet tona. Ne jemi të përkushtuar për reforma të vazhdueshme në kthimin e ligjshmërisë dhe mbrojtjen e mjedisit,” shkroi ajo.




