Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, njoftoi emërimet në disa pozita kyçe të partisë për konsolidimin politik dhe organizativ.
Ilir Ferati emërohet Sekretar i Përgjithshëm, Sokol Haliti Sekretar për Mërgatë, dhe Visar Azemi Sekretar Organizativ.
Abdixhiku falënderoi gjithashtu Imri Ahmetin për kontributin e tij si Sekretar i mëparshëm.
Sipas Abdixhikut, këto emërime janë pjesë e riorganizimit të strukturave drejtuese të LDK-së dhe së shpejti do të prezantohet edhe Kryesia e re e partisë.




