Biletat për finalen e Kupa e Botës FIFA 2026 janë vënë në shitje, duke shkaktuar reagime të shumta për shkak të çmimeve jashtëzakonisht të larta.
Sipas FIFA-s, një biletë për finalen mund të kushtojë deri në 10,990 dollarë, duke e bërë një nga më të shtrenjtat në historinë e futbollit. Kjo është shumë më e lartë se çmimi maksimal i parashikuar fillimisht nga vendet organizatore – Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika – që ishte rreth 1,550 dollarë.
Çmimi aktual tejkalon gjithashtu atë të Botërorit të kaluar në Katar (2022), ku biletat më të shtrenjta për finalen kushtonin rreth 1,604 dollarë.
Rritja e madhe e çmimeve ka ngjallur debate mes tifozëve, pasi shumë prej tyre e kanë të vështirë të përballojnë kostot për të ndjekur nga afër ndeshjen më të madhe të futbollit botëror.




