Komandanti i KFOR, Özkan Ulutaş, ka pritur në takim Gian Franco Saba, Kryepeshkop i Ordinariatit Ushtarak të Italisë, me rastin e urimeve për Pashkë për kontingjentin italian.
Sipas njoftimit, takimi shërbeu për të diskutuar situatën në rajon dhe për të theksuar rëndësinë e mbështetjes shpirtërore brenda misionit.
Ulutaş theksoi se KFOR-i inkurajon dialogun ndërfetar në Kosovë, me synim promovimin e paqes, bashkëpunimit dhe progresit për të gjithë qytetarët.




