Jabllanica e Gjakovës ka dhënë shumë luftëtarë të guximshëm që formuan historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Mes tyre, Sadri Zeneli, i përkujtuar sot në 27-vjetorin e përjetësimit të tij, ishte më shumë se një luftëtar – mësues, prijës popullor dhe nismëtar i hershëm i rezistencës kundër armikut.
Në këtë përvjetor, Ramush Haradinaj kujton edhe bashkëluftëtarët e tjerë: Ali Rama, Ramë Mehmeti, Islam Ademaj, Lan Rexhaj, Bajrush Mehmeti, Arben Mehmeti dhe Fitim Rexha, të cilët me heroizmin e tyre lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë e lavdishme të UÇK-së.
“Lavdi e përjetshme dëshmorëve të lirisë!”, shkruan Ramush Haradinaj, duke nderuar sakrificën e tyre për lirinë e Kosovës.




