KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në disa zona të Prishtinës, Prizrenit, Pejës dhe Mamushës për shkak të punimeve të nevojshme për sigurimin dhe përmirësimin e sistemit elektrik.
Ndërprerjet do të ndodhin nga ora 05:00 deri në 13:00 dhe do të prekin stacionet kryesore dhe disa lagje. Punimet përfshijnë përmirësimin e infrastrukturës, manipulimin e ndarjeve të trafo-stacioneve dhe lidhjet e kabllove.
KEDS u bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve të marrin masat e nevojshme gjatë kohës së ndërprerjes.




