Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka zbuluar se kishte planifikuar t’i jepte fund karrierës me përfaqësuesen pas një pjesëmarrjeje të mundshme në Kupën e Botës, por kjo nuk u realizua pas humbjes ndaj Turqisë.
Ai bëri të ditur se kishte diskutuar këtë plan me drejtuesit e përfaqësueses, por tani nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar.
Muriqi theksoi se aktualisht është i fokusuar te ndeshjet me Mallorcan, ndërsa vendimin për të ardhmen do ta marrë më vonë, në konsultim me familjen.




