Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar në një intervistë për FAZ se pa rezistencën e popullit dhe ndërhyrjen e NATO, Kosova nuk do të ekzistonte sot.
Ai theksoi se populli i Kosovës u përball me një kërcënim ekzistencial gjatë luftës së viteve ’90 dhe se rezistenca e tij, së bashku me ndërhyrjen ndërkombëtare, ishin vendimtare për të ardhmen e vendit.
Thaçi shtoi se ngjarjet e asaj periudhe janë pjesë e historisë së dokumentuar të Kosovës dhe të rajonit.




