Prokurori Naim Abazi tha në gjykim se sulmi në Banjskë ishte i planifikuar dhe i organizuar me qëllim cenimin e rendit kushtetues të Kosovës.
Sipas tij, provat tregojnë një organizim të strukturuar që nga viti 2021 dhe përfshijnë sulme të ndryshme ndaj institucioneve dhe KFOR-it gjatë viteve 2022–2023.
Ai tha se sulmi i 24 shtatorit 2023 ishte i koordinuar dhe i armatosur rëndë, duke përdorur armë dhe eksplozivë.
Prokuroria theksoi se në këtë sulm u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, dhe u plagosën zyrtarë të tjerë.//EO//




