Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka komentuar diskutimet për postin e presidentit, ku është përmendur edhe emri i tij.
Ai tha se ka pasur përpjekje për të gjetur një kandidat konsensual, ndërsa emri i tij është përmendur për shkak të së kaluarës personale.
Hoti theksoi se e respekton të kaluarën e tij dhe nuk e mohon atë, duke shtuar se këto diskutime kanë qenë pjesë e përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje.




