Kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dermaku, ka njoftuar për përfundimin e shqyrtimit gjyqësor në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt dhe caktimin e datës së shpalljes së aktgjykimit.
Sipas saj, vendimi do të shpallet më 21 prill në ora 13:30.
Në këtë proces, të akuzuarit kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në shpalljen e aktgjykimit.




