Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për marrëveshje granti për zhvillimin e sektorit të energjisë (Faza VII), me qëllim përmirësimin e rrjetit të transmetimit.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, bëri të ditur se vlera e grantit është 5 milionë euro dhe mjetet do të shkojnë për KOSTT, si agjenci ekzekutuese e projektit.
Granti, i siguruar në bashkëpunim me KfW, synon rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e infrastrukturës së transmetimit të energjisë në vend.




