Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit R.E. për veprën penale të shitblerjes dhe posedimit të paautorizuar të narkotikëve.
Sipas aktakuzës, i pandehuri dyshohet se deri më 8 tetor 2025, në Gjakovë, ka poseduar substanca narkotike me qëllim shitjeje.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë sekuestruar 4 kg e 670.06 gram marihuanë.
Prokuroria ka kërkuar që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit në fuqi./EO/




