Fotografi i njohur Arian Mavriqi ka zhvilluar një ligjëratë në SHFMU “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, me rastin e 22 Prillit – Ditës së Tokës.
Ai falënderoi drejtorinë, stafin dhe nxënësit për mikpritjen dhe interesimin gjatë aktivitetit, duke theksuar rëndësinë e edukimit për natyrën dhe mbrojtjen e mjedisit.
Mavriqi u shpreh se është inkurajuese të shohësh gjeneratat e reja të interesuara për biodiversitetin dhe kujdesin ndaj planetit.




