Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka shprehur pikëllim për ndarjen e parakohshme nga jeta të Yllka Fejzullahu.
Ajo e ka kujtuar Fejzullahun si bashkaktiviste të hershme, kryetare të GVV-së dhe asambleiste, duke theksuar se ajo ka lënë gjurmë të rëndësishme në angazhimin e saj.
Haxhiu ka shprehur ngushëllime për familjen, bashkaktivistët dhe të gjithë ata që e kanë njohur, duke e vlerësuar përkushtimin dhe kontributin e saj.




