Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur aktivitetin “Gratë në PDK”, në kuadër të Javës së Gruas 2026, të organizuar nga NDI, ku është diskutuar roli i grave në politikë dhe përfshirja e tyre në struktura vendimmarrëse.
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se synimi i partisë është një përfaqësim i barabartë mes grave dhe burrave në politikë, jo vetëm në lista zgjedhore, por edhe në pozita vendimmarrëse.
Ndërsa deputetja Arbnora Salihu theksoi rëndësinë e përkrahjes së ndërsjellë mes grave dhe vajzave, duke nënvizuar përfaqësimin e barabartë gjinor në strukturat rinore të partisë.
Në aktivitet u diskutua për sfidat dhe mundësitë e grave në politikë, si dhe për forcimin e rolit të tyre në të gjitha nivelet e organizimit politik./EO/




