Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, po merr pjesë në takimin e palëve të interesit dhe në Konferencën Vjetore të EU4Dual 2026, që po mbahet në Heilbronn të Gjermanisë.
EU4Dual është një aleancë universitare evropiane e fokusuar në zhvillimin e arsimit të lartë dual, duke kombinuar përgatitjen akademike me përvojën praktike në industri, me qëllim nxitjen e inovacionit dhe zhvillimit të aftësive profesionale.
Gjatë kësaj konference, rektori Hajrizi është riemëruar anëtar i Këshillit për Bashkëpunim me Industrinë (Industry Cooperation Council – ICC), ku do të vazhdojë të kontribuojë në forcimin e lidhjes ndërmjet akademisë dhe industrisë.
Ai ka theksuar përkushtimin për avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zhvillimin e zgjidhjeve inovative në fushën e arsimit dhe teknologjisë, në përputhje me nevojat shoqërore dhe ekonomike.
Gjatë vizitës në Gjermani, Hajrizi ka zhvilluar takime me përfaqësues të universiteteve dhe industrisë nga vende të ndryshme evropiane, me synim zgjerimin e bashkëpunimit akademik dhe profesional.




