Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka shprehur pikëllim për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja, i cili vdiq në moshën 89-vjeçare.
Në një reagim në Facebook, Ahmeti e ka vlerësuar Qosjen si një nga intelektualët më të shquar të kombit, duke thënë se veprimtaria e tij do të mbetet udhërrëfyes për brezat që vijnë.
Ai ka theksuar kontributin e Qosjes në gjuhë, letërsi, kulturë dhe identitet shqiptar, duke e cilësuar trashëgiminë e tij si të pashlyeshme.
Ahmeti ka shprehur ngushëllime për familjen, miqtë dhe gjithë shqiptarët, duke e përmbyllur reagimin me nderim për figurën e akademikut.




