Hulumtuesi i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës, Vullnet Bugaqku, ka vlerësuar se problemet në proceset zgjedhore në Kosovë nuk lidhen vetëm me zbatimin e ligjeve, por edhe me dizajnin institucional të sistemit. Ai ka theksuar se parregullsitë e raportuara në ciklet e fundit zgjedhore kërkojnë masa më të forta parandaluese, kontrolluese dhe ndëshkuese për të garantuar integritetin e procesit.
Sipas tij, pastrimi i listave zgjedhore, përdorimi i teknologjisë për identifikim elektronik dhe profesionalizimi i administratës zgjedhore janë hapa kyç për përmirësim. Bugaqku ka shtuar se besimi i qytetarëve mbetet i brishtë dhe se institucionet duhet të rrisin transparencën, reagimin e shpejtë ndaj shkeljeve dhe llogaridhënien për të forcuar integritetin e zgjedhjeve në vend.




