Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit.
Ai tha se Kurti nuk është i gatshëm të propozojë një kandidat jashtë partisë së tij, duke shtuar se synon të mbajë nën kontroll tri pozitat kryesore të shtetit.
Sipas Mustafës, kjo përfshin postin e kryeministrit, kryetarit të Kuvendit dhe presidentit, që sipas tij po synohen të mbahen nga figura të Lëvizjes Vetëvendosje.




