Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se Kuvendi do të vendosë për çdo kandidaturë për president, përfshirë edhe atë të Vjosa Osmanit.
Ajo tha se nëse partitë opozitare propozojnë Osmanin si një nga emrat, kandidatura e saj do të hidhet në votim në Kuvend.
Nagavci nuk dha qëndrim të prerë për mbështetjen e saj, duke theksuar se vendimmarrja i takon Kuvendit.




