Ushtria e Iranit ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për pasoja të rënda nëse vazhdojnë veprimet që, sipas Teheranit, cenojnë sovranitetin e vendit dhe bllokojnë interesat e tij strategjike.
Sipas mediave shtetërore, autoritetet ushtarake iraniane kanë deklaruar se forcat e armatosura janë në gatishmëri të lartë dhe të përgatitura për çdo skenar të mundshëm.
Në deklaratë theksohet gjithashtu se Irani po monitoron nga afër Ngushticën e Hormuzit, një pikë kyçe për tregtinë globale të naftës, duke e cilësuar si zonë me rëndësi strategjike.
Zyrtarët iranianë paralajmëruan se çdo përshkallëzim i mëtejshëm mund të sjellë kundërpërgjigje më të ashpër në rajon./Sinjali/




