Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar shmangien e afatit procedural për Projektligjin për Energjinë Elektrike, me 63 vota për, 45 kundër dhe asnjë abstenim.
Deputetët e opozitës e kundërshtuan këtë hap, duke përmendur mungesë të dëgjimeve publike dhe mospërputhje me direktivat evropiane.
Nga ana tjetër, ministrja Artane Rizvanolli akuzoi opozitën për pengim të reformave dhe integrimit në tregun rajonal dhe atë të Bashkimit Evropian, duke theksuar se vendimi mund t’i kushtojë vendit miliona euro dhe të vonojë zhvillimet në sektorin energjetik.




