Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se institucioni është në pritje të vendimit për caktimin zyrtar të datës së zgjedhjeve.
Ai theksoi se procesi zgjedhor do të organizohet në afate të shkurtra kohore dhe se, pas shpalljes së datës, KQZ do të rishikojë dhe përshtatë afatet e aktiviteteve zgjedhore sipas rrethanave dhe kohës në dispozicion deri në ditën e votimit.




