Komandanti i KFOR-it, Özkan Ulutaş, ka deklaruar se situata e sigurisë në Kosovë është përgjithësisht e qetë, por mbetet e brishtë, me potencial për tensione, sidomos në veri.
Nga Brukseli, pas takimeve në selinë e NATO-s me Radmila Shekerinska dhe përfaqësues të vendeve aleate, ai tha se mbi 4600 trupa nga 31 vende vazhdojnë të angazhohen për një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes.
Ulutaş theksoi se nuk ka pasur rikthim të dhunës si në vitin 2023, por situata mbetet e ndjeshme. Ai nënvizoi se zgjidhja është politike dhe se KFOR-i do të vazhdojë të mbështesë stabilitetin dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.




