Kjo javë është kyçe për komisionin qendror të zgjedhjeve, pasi përmbyllen afatet për partitë politike dhe nisin procese të rëndësishme zgjedhore.
Deri më 7 maj, partitë duhet të njoftojnë për pjesëmarrje dhe koalicione. Ndërkohë, më 5 maj nis aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave, ndërsa më 6 maj fillon regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës.
Po atë ditë hapet edhe platforma për ndërrimin e qendrës së votimit dhe kundërshtimin e pasaktësive në listën votuese, duke synuar rritjen e transparencës dhe saktësisë në procesin zgjedhor.




