Ministria e Shëndetësisë ka finalizuar një kontratë kornizë 24-mujore me vlerë mbi 3.5 milionë euro për furnizim me barna të listës esenciale, kryesisht për sëmundje të rralla dhe kronike.
Sipas e-prokurimit, kontrata është ndarë në disa lote, ku përfshihen barna si Cladribine, Ofatumumab dhe Vedolizumab, të cilat përdoren për trajtimin e sëmundjeve si skleroza multiple dhe sëmundjet inflamatore të zorrëve.
Ministria ka bërë të ditur se shumica e procedurave janë përmbyllur pas afatit ankimor, ndërsa një lot mbetet ende në shqyrtim për shkak të një ankese.




