Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që obligon komunat të mbulojnë pagesat për stafin mbështetës në procesin zgjedhor.
Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, ka thënë se kjo praktikë rëndon buxhetet komunale dhe përbën zhvendosje të padrejtë të përgjegjësive financiare. Ai ka kërkuar që KQZ-ja të marrë përsipër të gjitha kostot e zgjedhjeve, duke e cilësuar këtë detyrim si përgjegjësi ekskluzive të nivelit qendror.




