Ramush Haradinaj ka uruar ditëlindjen nënës Rukë, duke e përshkruar atë si një figurë me një jetë të mbushur me dhimbje dhe sakrifica shqiptare që, sipas tij, do të kujtohen dhe rrëfehen ndër breza.
Në urimin e tij, Haradinaj i ka dëshiruar asaj shëndet dhe jetë të gjatë, duke e vlerësuar për forcën dhe qëndresën e saj gjatë viteve.




