U.D. Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar heroin Luan Haradinaj në 29-vjetorin e rënies së tij.
Haxhiu ka thënë se Haradinaj ishte një nga luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një figurë e rëndësishme në organizimin e mbështetjes logjistike nga Shqipëria drejt Kosovës. Sipas saj, ai ra më 6 maj 1997 në kufirin shqiptaro-shqiptar, duke lënë pas një rrugë që më pas u ndoq nga shumë pjesëtarë të UÇK-së.
Ajo ka theksuar se data e rënies së tij ka simbolikë të veçantë, pasi përkon me ditëlindjen e Gjergj Kastriotit, duke e lidhur historinë e rezistencës shqiptare ndër shekuj. Haxhiu ka përfunduar mesazhin e saj me nderim për të gjithë dëshmorët e kombit.




