Ministrja në detyrë Mimoza Kusari-Lila ka marrë pjesë në St. Gallen Symposium 2026 në Zvicër, ku ka prezantuar prioritetet e Kosovës në fushën e industrisë, investimeve dhe forcimit të ekonomisë.
Gjatë vizitës, ajo është takuar me ministren e Financave të Zvicrës, Karin Keller-Sutter, me të cilën ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e investimeve. Kusari-Lila theksoi gjithashtu rëndësinë e diasporës dhe pjesëmarrjes së Kosovës në forume ndërkombëtare.




