Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vend do të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me intervale me diell dhe riga lokale shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 19 deri në 22 gradë.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.




