Albin Kurti ka zhvilluar një takim bilateral me zyrtaren për Kosovën në Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermania, Dr. Micong Klimes, ku ka theksuar nevojën që bashkëpunimi mes dy vendeve të kalojë nga ndihma financiare drejt investimeve të përbashkëta.
Kurti ka falënderuar Gjermaninë për mbështetjen e vazhdueshme ndër vite në zhvillimin e institucioneve, infrastrukturës dhe shoqërisë në Kosova.
Ai ka theksuar se Kosova ka nevojë për më shumë investime, qasje në treg dhe bartje të njohurive industriale që krijojnë vende pune dhe rrisin zhvillimin ekonomik.
Takimi u mbajt në kuadër të konferencës ndërkombëtare Future Industry Minds 2026.




