Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh për sigurinë në trafik dhe situatën e përgjithshme në vend.
Sipas të dhënave, janë regjistruar gjithsej 65 aksidente trafiku, prej të cilave 22 me persona të lënduar dhe 43 vetëm me dëme materiale. Fatmirësisht, nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet.
Gjatë kësaj periudhe, policia ka shqiptuar 2415 tiketa trafiku, ndërsa janë arrestuar 35 persona. Prej tyre, 17 janë dërguar në mbajtje dhe 1 person është në vuajtje të dënimit.




