Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas mbylljes së afatit për regjistrimin e mërgatës për votim nga jashtë vendit.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka bërë të ditur se janë regjistruar mbi 142 mijë qytetarë, duke e cilësuar këtë si një rekord të rëndësishëm.
Sipas Haxhiut, pjesëmarrja e mërgatës dëshmon lidhjen e fortë me vendin dhe përkushtimin për të kontribuar në proceset demokratike në Kosovë.
Ajo ka falënderuar të gjithë qytetarët e regjistruar për votim nga diaspora.




