Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 27-vjetorin e rënies së Abdullah Tahirit dhe Enver Topallit, duke i cilësuar si figura të rëndësishme të çështjes kombëtare.
Ai tha se Tahiri dhe Topalli ishin intelektualë dhe veprimtarë të përkushtuar, të cilët dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
Haradinaj u shpreh se sakrifica e tyre mbetet e paharruar dhe përfundoi mesazhin me “Lavdi e përjetshme heronjve të Kosovës”.




