Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka shpërndarë në rrjete sociale një video me ankesa të një qytetareje, e cila thotë se kryeministri në detyrë Albin Kurti po ndikon në përçarjen e shqiptarëve brenda dhe jashtë Kosovës.
Qytetarja në video shprehet se, sipas saj, janë krijuar ndasi edhe te shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, ndërsa Ismaili tha se gjatë takimeve në terren po dëgjon shqetësime të ngjashme.
Ai theksoi se vendit i duhet një qasje që bashkon qytetarët dhe jo që i ndan, duke shtuar se alternativa duhet të jetë një udhëheqje më përbashkuese.




