Bedri Hamza ka vizituar familje në Mitrovicë, ku ka folur për gjendjen ekonomike dhe sociale në vend.
Ai tha se Kosova po përballet me rritje çmimesh dhe mirëqenie të përkeqësuar, duke e cilësuar situatën si krizë të shkaktuar nga vendime të gabuara politike.
Hamza theksoi nevojën për ndryshim dhe “ndaljen e krizës”, duke e quajtur këtë mision politik të tij.




