Qeveria në detyrë ka miratuar një pako mbështetëse për përballimin e inflacionit, e cila parasheh nga 100 euro për pensionistët, fëmijët, studentët aktivë dhe punëtorët e sektorit privat.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se masat janë ndërmarrë për të ndihmuar qytetarët përballë rritjes së çmimeve dhe vështirësive ekonomike.
Ai theksoi se fondet për këtë pako ishin planifikuar përmes rishikimit të buxhetit, duke akuzuar opozitën për bllokim të procesit në Kuvend.
Sipas Kurtit, qeveria do të vazhdojë të shfrytëzojë mundësitë buxhetore për mbështetje të qytetarëve dhe kategorive në nevojë.




